Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Sot, Lumi Shkumbin nis të tërhiqet, do riparohet çarja e argjinaturës
Pas një nate të vështirë, sot lumi ka nisur të tërhiqet dhe nga argjinatura e çarë nuk ka më prurje. Ndonëse uji është ende i pranishëm nëpër banesa e dhe toka bujqësore, niveli i tij ka rënë, ndërkohë që mjetet e bashkisë Divjakë dhe të Lushnjes, kanë qenë në terren për të ndihmuar.
Pozitive është se nuk ka më prurje uji nga e çara e argjinaturës. Nuk ka më prurje, mbi zonën e përmbytur. Problem mbeten zonat e përmbytura. Gjatë gjithë natës Shtabi i Emergjencave ka punuar për të hapur turbinën për tu derdhur uji në drejtim të hidrovorit dhe më pas në drejtim të detit. Problem mbeten zonat e përmbytura ku vazhdon të ketë prani uji edhe pse më pak. Shtabi i Emergjencës dhe mjetet e Ushtrisë ndodhen tek çarja e argjinaturës për të bërë riparimin
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-ishte-ne-cerme-fshati-me-i-prekur-nga-permbytjet/