“Uji i pijshëm pa probleme” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Furnizimi i Tiranës me ujë të pijshëm është i garantuar dhe nuk ka asnjë problem me ndotjen e tij. Edhe pse reshjet e shiut një ditë më parë sollën probleme me cilësinë e ujit në shumë lagje të kryeqytetit, ministri i transporteve Edmond Haxhinasto ka inspektuar ndërmarrjen e Bovillës, dhe ka siguruar qytetarët se nuk ka asnjë rrezik nga uji i pijshëm. Ndërsa Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë punën për të pastruar rrëshqitjet e dherave që ndodhën në Surrel, Zallbasatr dhe Zallher. Nënkryetari Arbian Mazniku tha nga Surreli se janë vënë në punë 80 mjete për të ndërhyrë në zonat, të cilat janë bërë të pakalueshme në këto fshatra. Deri tani në Tiranë vetëm 3 familje janë evakuuar nga përmbytjet. Bashkia po punon që të bëjë të mundur kthimin në shtëpitë e tyre dhe do të vijojë të jetë në terren me planin e masave deri në qetësimin e situatës.

Free Traffic Exchange