“Drejtësia”, PD vijon bojkotin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi ka ndare qartazi mazhorancen dhe opozitën. Ndërsa demokratet kane bojkotuar komisionin, ekspertet e nivelit te larte dhe ata te caktuar nga Ministria e Drejtësisë, kane vazhduar te punojnë per hartimin e paktës kushtetuese ne përputhje me rekomandimet e Venecias. Qe ne orën 9:00 te mëngjesit, ata jane mbledhur ne ambientet e kryesisë se kuvendit dhe kane kaluar disa prej kapitujve me te rendesishem te reformës ne drejtësi si ai per gjykatat apo per Këshillin e Larte te Gjyqësorit. Burime prane eksperteve bëjnë te ditur se pavarësisht qëndrimit te opozitës, puna do te vazhdoje dhe te premten është menduar qe paketa e ndryshimeve kushtetuese t?i dorëzohet komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi e me pas t?i dërgohet Venecias. Nga ana tjeter, PD nuk tërhiqet nga vendimi per te mos u bere pjese e procesit derisa te pranohen kërkesat e saj ne lidhje me pjesëmarrjen substanciale te opozitës ne zgjedhjen e anëtareve te institucioneve kushtetuese. Sipas ekspertit te nivelit te larte Enkelejd Alibeaj, nuk mund te ketë nje reforme ne drejtësi, pa opozitën. Ne fillim te javës, mazhoranca dhe opozita gjeti gjuhen e kompromisit per te punuar mbi opinionin paraprak te Venecias dhe kaloi 18 nene te paketës kushtetuese per reformën ne drejtësi me konsensus, por përplasjet nisen tek parashikimi qe anëtaret e Gjykatës Kushtetuese te miratohen me 84 vota, numër qe koalicioni qeverisës i gëzon e qe sipas PD, çon ne kapjen e institucioneve te drejtësisë. Dhe demokratet u tërhoqën duke kërkuar nje zgjidhje politike qe lejon përfshirjen e opozitës ne emërimin e organeve te reja