?Nuk mund të ketë reformë në drejtësi të njëanshëm?. Ky është qëndrimi i opozitës e cila ka braktisur tryezën e ekspertëve.Sipas tyre, maxhoranca nuk po reflekton sipas rekomandimeve të Venecias për formulën e emërimit të funksionarëve të lartë të sistemit të drejrtësi.
Enkelejd Alibeaj tha se janë të paktën 20 funksionarë të lartë të sistemit të drejtësisë, të cilët votohen në Parlamen.
Eksperti i PD përjahston çdo mundësi për votimin në Parlament me shumicë të cilësuar, pasi maxhoranca aktuale i ka këto vota përmes të cilave siguron kapjen e sistemit.
Ndërsa ekspertët e nivelit të lartë të reformës në drejtësi të PS dhe ministrisë së drejtësisië kanë vijuar me diskutimet në tryezë për këtë çështje, demokratët mendojnë se kjo situatë kërkon zgjidhje politike.
Diskutimet në tryezën e ekspertëve ndalën në mbledhjen e parë të diskutimit teknik të reformës në drjetësisë , në momentin që po diksutohej për votimin e funksionarëve të lartë të sistemit të drejtësisë nga Kuvendi.
Ndërkaq në takimin e 4 janarit palët dakortësuan që nuk do të ketë asnjë draft të njëanshëm si ai 29 dhjetorit, ndërsa një ditë më parë kryetari i komisionit u ka nisur për dhënie mendimi grupeve të interesit këtë draft.
20 funksionarë të lartë të sistemit të drejtëisë do të duhet të emërohen nga Kuvendi, sipas rekomandimeve për reformën në drejtësi.
Por për demokratët votimi i tyre me shumicë të cilësuar nuk mund të pranohet pasi shumica aktuale i ka këto vota dhe siguron kapjen e sistemit.
Për Enkelejd Alibeajn kjo çështje duhet zgjidhur politikisht.