http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfshija në rrjetin e trafikut drogës në Spanjë është një nga pistat në të cilat policia e Vlorës, po punën për zbardhjen e vrasjes së Andrea Billës, mbrëmjen e të mërkurës. Agjentët mendojnë se vrasja është kryer për larje hesapesh. 36-vjeçari i njohur ndryshe edhe me emrin Reagim Meli në Shqipëri rezulton person pa precedent penale. Por lëvizjet e tij të shpeshta në Europe, kanë ngritur dyshime se ai ishte pjesë e një grupi narkotrafikantësh. Andrea Billa, i martuar dhe baba i tri fëmijëve, prej vitesh jetonte në Spanjë. Më parë ai kishte jetuar ne Greqi dhe njihej si një person që lëvizte pothuajse në të gjitha shtetet. 36-vjeçari, kishte ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit, ndërsa rezulton se udhëtimet e tij mes Shqipërisë dhe Spanjës ishin të shumta. Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë shoqëruar 9 persona. Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmën e homologëve spanjollë për të hedhur me shumë drite mbi këtë ngjarje. Andrea Billa u ekzekutua me dy plumba në kokë e dy në trup, nga një person i pa identifikuar, i cili i kishte zene prite pranë shtëpisë se tij dhe e qëlloi sapo Billa zbriti nga makina.