Radhë në doganën e Kapshticës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-06 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festa e Ujit të Bekuar ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Për orë të tëra, emigrantët janë detyruar të presin për të kaluar në shtetin fqinj. Dhjetëra automjete ne terrenin doganor ne pritje per te kaluar ne shtetin helen. Pala shqiptare punon me 3 sportele ne dalje, ndërsa ajo greke vetme me dy te tilla. Ditët e para të këtij viti kanë kaluar 36 mije shtetas shqiptare, 10 mije më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulja e numrit duket se lidhet me krizën ekonomike qe po shoqëron prej vitesh vendin fqinj dhe rënien e te ardhurave per emigrantet.