Vrasja në Kavajë, policia: Viktima dhe autori, konflikte të mbartura- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-01-05 20

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Policia e Kavajës jep detaje për krimin e ndodhur paraditen e së hënës në Luz të Madh të Kavajës. Sipas policisë, autori Xhevdet Saraçi, 56 vjeç dhe viktima Ismet Xhani, 30 vjeç kishin konflikte të mbartura me njëri-tjetrin dhe prerja e pemës së plepit ka qenë vetëm fundi i konfliktit mes dy komshinjve që la pas një viktimë.
Autori ka pranuar në polici se ka pasur probleme me fqinjin 30-vjeçar, pasi ky i fundit i ngacmonte vajzën. Pas këtij pohimi, policia e Kavajës i ka shtrirë hetimet duke marrë në pyetje persona të afërt nga të dy palët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-ne-kavaje-policia-viktima-dhe-autori-konflikte-te-mbartura/