Dëmtohet argjinatura e Zaranikës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Përroi i Zaranikes ka dale nga shtrati duke dëmtuar rende argjinaturën. Shefi i Shtabit te Emergjencave per Elbasanin Mustafa Arapi, e konsideron situatën shqetësuese pasi rrezikohen disa banesa. Edhe Drejtori i Bordit të Kullimi Astrit Xhelili, shprehet se kërkohet ndërhyrje emergjente ne argjinature. Ndërsa në akset nacionale më problematike ne këtë aks mbeten ai Elbasan- Librazhd, ku si rezultat i përkeqësimit të motit ka rrëshqitje te gurëve. Në zonat malore rrugët janë të kalueshme sepse shirat kane sjelle shkrirjen e borës në fshatrat Steblevë, Qarrishtë, Orenjë dhe Stravaj. Në Fier, reshjet e shiut kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona periferike. Pas mesnatës energjia elektrike është shkëputur për lagjet ?Konferenca e Pezës?, ?29 nëntori?, ?Liria? etj. Ndërsa OSHEE i ka justifikuar ndërprerjet me defektet në rrjetin e shpërndarjes. Ndërkohë ne Mbrostar janë përmbytur 40 hektarë toke bujqësore.Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë kanë pohuar se shkak per situatën është bere bllokimi i kanaleve kullues, të cilët nuk tërheqin ujërat sipërfaqësorë.