Institucionet nuk padisin zyrtarët, ristrukturohet Njësia Antikorrupsion - Ora News

2016-01-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas disa deklaratave të bujshme për arrestime të zyrtarëve të lartë dhe pasi 4 muaj më parë theksoi se njësia antikorrupsion kishte në shqyrtim 400 çështje, kryesisht hetime pasurore si dhe raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese, kryeprorkurori Adriatik Llalla tkurr njësinë antikorrupsion.
Sipas kreut të akuzës ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë dhe për këtë fajëson institucionet se nuk kanë referuar raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, duke bere ekshtu nje hap pas nga deklaratat e disa mujave me pare.
?Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj? thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/institucionet-nuk-padisin-zyrtaret-llalla-tkurr-njesine-antikorrupsion/