Fier, dhjetëra ha tokë nën ujë, dëmtohen të mbjellat- Ora News- Lajmi i fundit

2016-01-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Fier, reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje të tokave bujqësore në Mbrostar. Banorët thonë që nga bllokimi i kanaleve kulluese nuk tërhiqen ujërat sipërfaqësorë, duke u dëmtuar të mbjellat.
Fier-Dhjetëra ha tokë bujqësore të mbjella me misër, grurë, apo foragjerë të banorëve të rajonit Mbrostar në Fier janë nën ujë pas rreshjeve të ditëve të fundit.
Banorët thonë se shkak është bllokimi i kanaleve kullues të cilët nuk tërheqin ujrat sipërfaqësorë.
Sipas tyre janë rreth 80 ha sipërfaqe toke që përmbyten saherë që ka reshje shiu, duke u dëmtuar cdo kulturë bujqësore të mbjellë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fier-dhjetera-ha-toke-nen-uje-demtohen-te-mbjellat/