http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka përshkallëzuar reagimin kundër vendimeve te marra nga këshilli bashkiak mbrëmjen e 30 dhjetorit, duke lajmëruar se do te kallëzoje ne prokurori kryetarin e Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj. Nga selia e Partisë Demokratike, anëtari i këshillit bashkiak Fabian Topollaj, ka numëruar vendimet qe sipas tij, motivojnë këtë padi.Pavarësisht se një hajdut me eksperiencë dhe gjakftohtë, nxitimi për të vjedhur dhe natën e vitit te ri ka bërë që aktet e datës 30 Dhjetor të jenë absolutisht të pavlefshme. Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ?nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë.Sipas PD ne shkelje te ligjit është marre edhe vendimi per rritjen e çmimit te biletave nga 30 ne 40 leke.Vendimi i Veliajt marrë në mesnatë si nje hajdut ordiner, për të rritur çmimin e biletave për qytetarët është një tjetër aferë e pastër korruptive që do të cojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij rreth 6 milionë dollarë çdo vit. Edhe ky akt është i pavlefshëm sepse ai ka kaluar në Këshillin Bashkiak pa respektuar procedurën dhe afatet ligjore.Por opozita nuk ka lene mënjane edhe dhënien me koncesion te parkimit ne zonen e parkut ?Rinia?, duke sqaruar se edhe kjo kontrate edhe ne shkelje te ligjit pasi kontrata e miratuar është ajo që u la gati nga Rama dhe bazohet në ligjin e koncesioneve të vitit 2006 dhe jo 2013.