Vijojnë kërkimet për vrasësin e dy vëllezërve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-03 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami, në Drishtë të Shkodrës, nuk ka siguruar asnjë gjurme te autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, 30-vjeçarit Aleksandër Dushaj. Terreni i thyer malor, reshjet e shiut e mjegulla e dendur, kanë vështirësuar operacionin e policisë për kapjen e Dushajt, i cili është edhe një njohës i mirë i zonës. Forca te shumta të policisë, të mbështetura edhe nga FNSH e Shkodrës, ende nuk kanë bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së autorit. Ka dyshime qe ai është fshehur në malet e zonës se Drishtit dhe Dukagjinit, ku dhe është shtrirë aksioni i kërkimit. Policia ka te dhëna qe autori është i armatosur dhe mund të hapë zjarr ndaj efektiveve, e për këtë arsye, për të shmangur një tjetër tragjedi operacioni po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Një ditë më parë, 30-vjeçari ekzekutoi me armë dy vëllezër Abdulla dhe Skënder Shkami 50 dhe 40 vjeç, banorë të fshatit Drisht, ne Postribë të Shkodrës. Nga hetimet e deritanishme, shkak i vrasjes është se një prej vëllezërve ka refuzuar krushqinë me fqinjin, e kjo ka qenë një fyerje e rëndë për 30-vjeçarin, që kreu edhe vrasjen.

Free Traffic Exchange