http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Objektivi i radhës i ish-kryeministrit te Kosovës Hashim Thaçi, aktualisht në postin e numrit dy të qeverisë Mustafa, është posti i presidentit të vendit. Për herë të parë, Thaçi ka folur hapur për këtë çështje, një skenar që është përmendur që në momentin e nënshkrimit të koalicionit PDK-LDK. Zv/kryeministri është ndalur dhe te kriza aktuale politike ne vend. Ai ka thëne se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme, por që vepron me mjete demokratike. Zyrtari i lartë i Kosovës e ka përcaktuar si të suksesshëm qeverisjen me Mustafen, duke vlerësuar reformat e ndërmarra deri më tani nga Prishtina zyrtare.