Speciale Ora News / Simbolika e gjelit të detit, fermerët e Zadrimës: Një vit punë për një darkë

2016-01-03 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjeli i detit, simbolikë e tryezës festive të ndërrimit të viteve, për fermerët e Zadrimës duhet të konsumohet në cdo periudhë të vitit. Ndërsa thonë se e mbarështrojnë shpendin më shumë për pasion se për të ardhurat e pakta që nxjerrin prej tij, shtojnë se këtë vit pati rënie të ndjeshme të shitjeve, duke i detyruar të tolerojnë në çmim. 9 mijë lekë të vjetra për kg u shit një gjel deti prej fermerëve këtë fundvit.

Gjeli i detit, simbolika e darkës së fundvitit për familjet shqiptare, për fermerët do të thotë 1 vit punë, që në fund të ardhurat nga shitja që nuk i kalon 5 mijë lekë të reja, nuk përkthehen me mundin e harxhuar.
Lek Pema nga fshati Krajen i Lezhës është një nga shumë fermeret e zonës, që merret prej vitesh me mbashtrimin e Gjelit të Detit.
Çdo vit rrit rreth 250 krerë gjela, të cilët i ushqen me misër.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/simbolika-e-gjelit-te-detit-fermeret-e-zadrimes-nje-vit-pune-per-nje-darke/