Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Shoqërohen 15 persona në polici lidhur me vrasjen e ish-efektivit të policisë rrugore Lezhë, Dritan Lorenci. Policia ka ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e autorëve. Sipas bluve 45 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë gjahu. Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur si rezulat i përfshirjes së viktimës në ngjarjen e datës 14.10.2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pes të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vritet-me-arme-zjarri-nje-person-ne-aksin-lezhe-shkoder/