Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2016-01-02 26

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ne ditën e dytë të janarit. Vëllezërit Abdullah dhe Skëndër Shkami janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi rreth orës 11:40, në urën e Drishtit në Postribë. Mësohet se Skender Shkami, sapo kishin ardhur nga Anglia për të festuar Vitin e Ri, por së bashku me vëllain e tij, janë qëlluar pranë shtëpisë nga fqinji i tyre, 37-vjeçari Esat Dushaj, i cili u kishte zënë prite. Sipas banorëve, krimi është kryer për shkak se autori para dy vitesh, kishte kërkuar dorën e vajzës së një prej viktimave, dhe ky i fundit e ka refuzuar. Por vetë te afërm të vëllezërve Shkami thonë se Abdullahu dhe Skënderi, nuk kishin konflikte me asnjë person dhe aq më pak mosmarrëveshje te tille krushqie. Menjëherë, pasi ka kryer vrasjet, 37-vjeçari është larguar në mal. Për kapjen e tij janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që shënohet në Vitin e Ri 2016. Vetëm një ditë më parë, më 1 janar, në Sarandë një 50-vjeçar vrau me armë gruan me urdhër mbrojtje e më pas qëlloi edhe veten.

Free Traffic Exchange