Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në një pritë në fshatin Drisht të njësisë administrative të Postribës në Shkodër.
Vrasja ndodhi rreth orës 11: 30 minuta dhe policia e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Viktimat janë Abdullah dhe Skënder Shkami. Djali i xhaxhait, Enver Shkami në një prononcim për Ora News tha se Skënderi kishte ardhur nga Anglia më 31 dhjetor për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tyre.
Një i afërm i dy vëllezërve tha se Skënderi kishte ardhur nga Anglia më 31 dhjetor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-e-dyfishte-ne-postribe-dyshohet-se-viktimat-jane-vellezer/