Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës dhe Vlorë, sindikatat e mësuesve paralajmërojnë protesta dhe bojkot të procesit mësimor në janar 2016. Shkak është bërë mosmarrja e shpërblimit në prag të ndërrimit të viteve.
Sindikata e Mësuesve në Kukës kërcënon me bojkot të procesit mësimor në muajin Janar, nëse rreth 916 mësuesit nuk marrin shpërblimin e fundvitit. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, dhënia e shpërblimit ishte parashikuar që në miratimin e buxhetit për vitin 2015, rreth një vit më parë.
?Sindikata e arsimit gjithë sindikalistët dhe mësuesit e Kukësit në solidaritet me mësuesit e të gjithë vendit nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkesa e tyre e ligjshme në mbrojtje të kërkesës për dhënien e shpërblimit prej 100 mijë lekëve të vjetra. Prandaj që në fillim të muajit janar do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikale deri në ndërprerjen e procesit mësimor?, tha kreu i sindikatës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sindikata-e-arsimit-kukes-e-vlore-kercenojne-me-bojkot-ne-janar/