Report TV - Çako: Gëzuar të gjithë shqiptarëve Policia në gatishmëri për sigurinë tuaj

2016-01-01 2

TIRANË - Ndërrimi i viteve në Tiranë u festua pa asnjë incident. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako në një intervistë për Report Tv tha se mbi 70 % e efektivëve të cilët ishin në terren, garantuan mbarëvajtjen e festimeve. Nga mikrofoni i Report ai ndau urime për mbarë shqiptarët për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

"Situata është totalisht nën kontroll, nuk paraqet probleme, janë marrë të gjitha masat, policia e shtetit është në gatishmëri të plotë për të siguruar mbarëvajtjen kudo ku festojnë shqiptarët dhe prezenca e tyre besoj është e konstatueshme. Përfitoj nga rasti gëzuar të gjithëve. 70 % e efektivëve të policisë janë në shërbim në krye të detyrës, ata do të zëvendësoshen me pjesën tjerët që është lënë të festojë. Shqiptarët duhet të festojnë lirshëm", u shpreh Çako.

Ashtu si në çdo festë edhe në këtë të ndërrimit të viteve rrugët e kryeqytetit pasi ora shënoi 00:00 , u rënduan nga trafiku për shkak të festës që qytetarët vijojnë në lokale nate për të zgjatur deri në zbardhjen e parë e vitit të ri. Megjithatë Policia Rrugore ka qëndruar në gatishmëri për të rregulluar qarkullimin. Në gatishmëri kanë qenë dhe ambulancat, po ashtu edhe zjarrfikësit.

Më herët Drejtori i Policisë së Shtetit nëpërmjet radiove të komunikimit të policisë uroi të gjithë efektivët e policisë që kryen shërbimin.

"Vlerësim e respekt për punën tuaj. Gëzuar vitin e ri. Mbarësi në familjet tuaja", - ishte urimi që Çako i adresoi policëve që nuk patën mundësi të festojnë në gjirin familjar ndërrimin e viteve, por shërbyen për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Free Traffic Exchange