http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e transportit urban është e pakënaqur me marrëveshjen per te rritur çmimin e biletës me 10 leke. Ne një reagim një dite pas vendimit të Këshillit Bashkiak, shoqata vlerëson se kjo rritje vijon t?i lere ata ne kufijtë e mbijetesës. Përfaqësues të saj thanë se negociatat me bashkinë do te vijojnë per te arritur ne nje emërues te përbashkët. Duke folur me tej per vendimin e nje dite me pare ne Këshillin Bashkiak, përfaqësuesit e shoqatës shprehen ankesa për përjashtimin nga indeksimi i abonese per studentet. Sipas tyre, kostoja e kësaj kategorie është e larte. Prej vitesh shoqata e transporti urban ka kërkuar qe çmimi biletës te jete 70 leke. Kjo kërkese nuk është marre ne konsiderate, pasi do te ishte nje kosto shume e larte për qytetaret, por edhe per faktin se shërbimi i ofruar është shpesh nen standardet e kërkuara.