Menaxheri Ramadani: Dua talentet shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-31 18

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare ne ndarjen e çmimeve ?Globe Soccer Awards? ne Dubai pati edhe një kandidat me rrënje shqiptare. Ai ishte Fali Ramadani menaxheri 47 vjeçar me origjine nga Tetova dhe pasaporte gjermane. Ramadani ishte mes 5 kandidateve për çmimin e menaxherit te vitit, i cili ne fund u fitua nga portugezi Jorge Mendes. Ne një interviste ekskluzive për Vizion Plus, Ramadani nuk e përjashton mundësinë e menaxhimit te lojtareve shqiptare, nëse është infrastruktura e nevojshme. Ramadani u be i njohur si menaxheri i futbollisteve, kryesisht nga Ballkani. Ai krijoi një shoqëri menaxheresh Lian Sport se bashku me Nikola Damjanaç, duke sjelle te Partizani i Beogradit trajnerin gjerman Jurgen Rober. Me pas karriera e tij vazhdoi, duke menaxhuar kryesisht lojtare te Europes juglindore. Ramadani menaxhon malazezin Jovetic, shqiptaret e Zvicres Valon Behrami dhe Admir Mehmedi, Elvir Malokun e Hajdukut, por edhe serbet e kombëtares Nastasiç, Markoviç, Maksimoviç dhe Stojkoviç.

Free Traffic Exchange