Elda Laro vjen me “Carmina Burana” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mbërritur në Tiranë sërish. Edhe pse e njohur si pianiste, këtë herë ashtu sikurse edhe në vizitën e saj të fundit në Tiranë, Elda Laro vjen ndryshe. Dy shfaqjet e fundit të ?Carmina Burana? në kryeqytet do të dirigjohen nga Elda Laro. Vetë artistja thotë se bashkëpunimi me koleget shqiptarë ka qenë i frytshëm, po aq sa edhe seminaret e fundit që ajo dhe Ermonela Jaho realizuan me studentët ne Tirane. Artistët që kanë punuar me të rrëfejnë se ?Carmina Burana? vjen me disa elementë ndryshe, me finesën që karakterizon punën e kësaj artisteje. E vendosur në një nga të paktat studio të ngrohta të Teatrit të Operës dhe Baletit, pianistja nuk nguroi të ndante disa çaste nga puna e saj e përditshme. Edhe pse ka performuar në disa skena evropiane, Elda Laro rrëfen se është gjithnjë një emocion i veçantë që e sjell sërish e sërish në Tiranë. E pikërisht për këto duartrokitje, Elda Laro ju pret mbrëmjen e 29 dhe 30 dhjetorit në Teatrin e Operas.

Free Traffic Exchange