KESH shton importin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata hidrike në kaskadën e Drinit do të vijojë të jetë në minimumet historike edhe për muajin janar dhe shkurt të vitit 2016-të. Në mënyrë që të garantojë furnizimin me energji, korporata elektroenergjitike i ka bërë kërkesë qeverisë për të mbështetur buxhetin e saj për të kryer importe të energjisë elektrike. Vizion Plus ka mësuar se në total, KESH kërkon që të blerë energji nga jashtë në sasitë 300 gwh, shifër që nëse llogaritet me çmimin mesatar që është tregtuar energjia elektrike në bursën hungareze, llogaritet të shkojë në 14.5 milion euro. Në strategjinë e saj korporata ka planifikuar që të përgjysmojë prodhimin, nga 800 në 400 gwh, 180 do t?i blerë nga hidrocentralet private, ndërsa pjesën tjetër do të detyrohet t?a marrë në tregun ndërkombëtar. Aktualisht niveli i Fierzës, i cili është dhe HEC-i që ka kapacitetin kryesor të furnizimit me energji të vendit është në kuotën e 276.2 metrave, vetëm 0.6 metra më lart se mesatarja historike e 25 viteve. Për janarin dhe shkurtin, KESH parashikon që thatësira dhe mungesa e reshjeve t?a mbajnë në këto nivele, prandaj nevojat për të kryer import të energjisë janë emergjente. Prurjet mesatare janë më të ulëtat e këtij viti, dhe do të përkeqësohen edhe në muajt e parë të 2016-ës. Vetëm për dhjetorin, korporata importoi 5.4 milion euro energji elektrike, ndërsa një pjesë të mirë të nevojave i plotësoi me marrëveshjen e shkëmbimit që ka me korporatën energjetike në Kosovë.