Olli: Veliaj po grabit qytetarët me taksa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtaret e djathte te Këshillit Bashkiak te Tiranës paralajmërojnë bojkot te votimit të projekt buxhetit për vitin 2016, i cili do te kaloje per miratim te mërkurën. Kryetari i këtij grupi Leonard Olli tha se drafti parashikon jo vetëm rritje të taksave, por dhe shtimin e tyre në disa sektorë të veçantë. Për këtë buxhet, Leonard Olli akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliajn, se ka si qëllim të fusë duart në xhepat e qytetarëve. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe zbatimin e reformës administrative, e cila, sipas demokrateve po dëshmon se ishte një ndarje për qëllime elektorale.