“Gënjyen pensionistët me 2 mijë lekë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i qeverisë për shpërblimin e pensionisteve me 2 mijë lekë për festat e fundvitit është konsideruar qesharak nga opozita. Deputetja Jorida Tabaku, tha se këto para nuk mbulojnë asgjë nga shpenzimet per natën e ndërrimit te viteve. Sipas Tabakut, tre muajt e fundit nga listat ekonomike janë hequr plot 2500 familje për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë. Përveç thellimit te hendekut te varfërisë nga politikat fiskale te qeverise, deputetja demokrate përmendi edhe studentet, duke thëne se kryeministri u rriti tarifat e universiteteve.