Masat për furnizimin e energjisë elektrike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë konsumatorët familjarë, por edhe bizneset do të kenë furnizim me energji elektrike me kohë të plotë gjatë ditëve të festave. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë masat për garantimin e furnizimit, ndërsa ka ngritur grup me 1300 punonjës, të cilët do të jenë në gatishmëri për të riparuar defektet që mund të ndodhin.?OSHEE ka marrë masat që të monitorojë në vijimësi linjat të cilat mund të kenë ngarkesën më të madhe dhe të bëjnë alternimin e tyre me nënstacione të ndryshme?.Pavarësisht shtimit të bazës materiale dhe numrit të punonjësve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin të gjitha pajisjet elektroshtëpiake në oraret e pikut 19:00 dhe 20:00, pasi mund të ndodhin stakime të rrjetit. Sa i përket ndërprerjeve gjatë këtyre ditëve, OSHEE sqaron se një pjesë kanë ndodhur për shkak të investimeve dhe në disa linja ka patur remonte. Nga ana tjetër ka patur edhe dëmtime të kabllove nga kompanitë e ndërtimit, por këto defekte janë riparuar në një kohë mjaft të shkurtër.