Edicioni Informativ, 28 Dhjetor 2015, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-28 3

Tre ish ministra, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florian Mima, dy ish zevendes ministra dhe disa ish zyrtare te tjere te larte te qeverise Berisha jane denoncuar ne prokurori nga qeveria si pergjegjes per nje nga privatizimet me abzive te pasurise publike te Shqiperise, ate te sistemit te shperndajres se energjise tek kompania ceke CEZ.

Nje foshnje humbi jeten sot ne mengjes ne tirane per shkak te te ftohtit. Foshnja tre muajshe e nje cifti te komunitetit rom jetonte me prinderit ne barakat e cadrat me plastmas ne zonen e shkozes ne tirane. Policia qe mberiti ne banesen e improvizuar, beri te ditur se shkak i vdekjes ishte i ftohti.

Gjobat e policise ndaj drejtuesve te automjeteve nuk duhet te kete vetem karakter represiv, por edhe edukativ. Per kete qellim, ministri i brendshem Sajmir Tahiri tha se do te kete gjoba te diferencuara sa i takon kohes ne drejtimin e makines, numrit te shkeljeve qe kane bere drejtuesit e makinave por edhe llojit te makines.?

Pas festave parlamenti europian do te nise punen per pergatitjen e raportit per vendin tone. Knut Fleckenstein, raporteri per shqiperine, ne nje interviste per top channel flet per progress dhe deshtime gjate ketij viti qe po leme pas. Ndersa thekson se detyra kryesore e tiranes per 2016-en eshte reforma ne drejtesi.

Prej disa ditesh zjarre te medha ne disa vatra te ndryshme po djegin pyjet shekullore ne parkun kombetar te dardhes ne korce. Vec zjarrfikesve, ne operacionet kunder zjarrit jane angazhuar edhe forcat e ushtrise, duke vene nen kontroll flaket. Policia pyjore thone se zjarret jane te qellimshme.

Nikolla Sandulloviç, Kryetari i partise Republikane Serbe kerkoi falje per krimet e kryera ne Kosove. I ndodh ne nje takim me kreret e partive republikane te Shqipersie dhe Kosoves, ai tha se si partia e njeh pavaresine dhe sovranitetin e e Kosoves dhe se mbeshtet anetaresimin e saj ne BE dhe NATO.