Nuk ka pakt për çmimin e biletave - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-28 1

Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga qëndrimi për të mos pranuar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban në kryeqytet, në një tjetër takim të zhvilluar me shoqatat e transportit. Por këta të fundit paralajmërojnë edhe një herë se, në kushtet e krizës financiare, në të cilën është zhytur sektori, në datën 1 janar do të ndërpresin shërbimin për qytetarët.