http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vigjilje të vitit të ri, eventet kulturore mbeten ato të vjetrat. Teatri Kombëtar e ka lënë takimin e radhës me publikun ditët e para te janarit, ndërsa artet vizuale heshtin. As Muzeu dhe as Galeria Kombëtare nuk ofrojnë diçka të re. Edhe Teatri i Operas dhe Baletit ringjit në skenë Carmina Buranën, që megjithë suksesin e shfaqjes në shtator u rivendos dy mbrëmje në skenë gjatë tetorit gjerman. E konsideruar si shfaqja më e suksesshme e vitit, Carmina Burana bën bashkë edhe njëherë më shumë se 100 artistë për t?a risjellë në datat 28, 29 dhe 30 dhjetor. Teatri Eksperimental ia i ka lënë skenën artistëve të teatrit ?Ferizaj?, që sjellin ?Karamel? pasditen e 28 dhjetorit. Shfaqjet e reja ketë fundvit flasin me gjuhen e të vegjëlve. Teatri i Metropolit dhe ai Eksperimental Kujtim Spahivogli, janë ata që e presin më gëzueshëm vitin e ri. Mëngjesi i 30 dhjetorit sjell në Teatrin Eksperimental një shfaqje ku përballen rrëfimet e fëmijëve para dhe pas ?90-ës, ndërsa në Metropol priten disa surpriza për të vegjlit që duan të festojnë me dëborë dhe në stilin e mini show-e të stilit amerikan.