Paditen tre ish-ministra për OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori një dosje për privatizimin e Kompanisë së Shpërndarjes, në atë kohë OSSH dhe mënyrën e heqjes së licencës së çekëve të CEZ. Tre ish-ministra të kabinetit Berisha janë kallëzuar penalisht me argumentin se me veprimet, mosveprimet dhe ndërhyrjet e pabaza në proces i kanë shkaktuar një dëm financiar buxhetit te shtetit dhe qytetarëve shqiptarë prej 414 milion eurosh. Ministria e Energjisë e konsideron privatizimin e OSSH si një nga proceset më abuzive të kryera nga qeveria e asaj kohe. Ajo ka paditur ish-ministrin e ekonomisë Genc Ruli si firmosësin kryesor të kontratës me çekët, i cili akuzohet se ka shkelur procedurat e tenderimit të kësaj kompanie, pasi ka nisur privatizimin e një kompanie ende pa bilanc dhe në kundërshtim me afatet e privatizimit të sektorëve strategjikë. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode paditet pasi ka ndërhyrë në vendimmarrjen e Entit Rregullator të Energjisë, duke ndihmuar kështu çekët dhe duke i sjellë një dëm prej 228 milion dollarësh palës shqiptare. Në këtë listë ish-zyrtarësh të kallëzuar penalisht është edhe ish-kreu i ekonomisë Florion Mima. Ministria e Energjisë sqaron se Mima nuk ka ndjekur procedurat ligjore për vlerësimin e asteve të CEZ, pas heqjes së licencës dhe për marrjen e masave për të mbrojtur Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës.?Privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga qeveria e asaj kohe, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera. Fakte që dëshmojnë qartë për një proces tejet fiktiv, me një fitues të paracaktuar, ende pa nisur mirë procesi i privatizimit dhe parashikueshëm që në fillim si një privatizim i dështuar?.Bashke me ish-ministrat, janë paditur penalisht edhe dy ish zv/ministrat e ekonomisë Eno Bozdo dhe Nertian Alibali, ish-këshilltarja e kryeministrit Berisha për energjinë Suzana Guxholli si dhe ish-drejtorja e përgjithshme të shërbimeve tregtare Mimoza Vokshi. Në listën e detajuar të shkeljeve që i është bërë këtij procesi, dosja e auditit të Ministrisë së Energjisë nënvizon këto shkelje:?Nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar, duke e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin me shpejtësi të saj- janë ndryshuar tregues të përcaktuar në Deklaratat Rregullatore,-janë kualifikuar dhe shpallur fitues ofertuesin CEZ, në shkelje të hapur të kushteve minimale të performancës teknike,- është negociuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania.?Ministria e Energjisë akuzon edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit për mospërmbushje të detyrës funksionale, pasi ka audituar procesin vetëm gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjes me çekët dhe j...

Free Traffic Exchange