Partizani merr trajner italian - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas teknikut De Biasi, një tjetër italian zbarkon ne Shqipëri. Pas dy humbjeve radhazi me Skënderbeun dhe Teutën, Sulejman Starova nuk do te jete me trajneri i Partizanit. Lajmi është bere publik nga klubi i kuq, i cili ka zyrtarizuar vendimin pas një takimi te teknikut ditën e sotme me presidentin Demi. Ne krye te skuadrës do te vije italiani Andrea Agostineli, i cili ka nënshkruar një kontrate deri ne fund te qershorit me objektivin e vetëm fitimin e titullit kampion. Andrea Agostineli është nje emër i njohur i trainingut ne Itali. Ne karrierën e tij te gjate me shume se 20 vjet si trajner, ai ka drejtuar 13 skuadra, nga te cilat Ternanen, Piacenca dhe Napolin ne serine A. Kjo lëvizje behet sipas drejtuesve te skuadrës nga kryeqyteti ne kuadër te riorganizimit te strukturave te klubit dhe me kryesores ndërtimi i Akademisë se Futbollit Partizani. Nga ana tjetër Sulejman Starova do te qëndroje ne klub, me detyrën tashme te këshilltarit pranë presidentit ne mbarëvajtjen e te gjithë veprimtarisë se klubit. Andrea Agostineli do te prezantohet ne krye te klubit te kuq ne 4 janar, dite ku do te filloje zyrtarisht punën ne krye te 15 here kampioneve te Shqipërisë ne përpjekje per te rikthyer titullin ne kryeqytet ne betejën me Skënderbeun qe ndodhet me tre pike me shume ne krye te klasifikimit te përgjithshëm te superliges.