KOKSH shpall më të mirët në sport - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli 10 sportistet me te mire shqiptare për vitin 2015. Ne një ceremoni gala, vlerësimi i KOKSH u be ne baze te rezultateve te arritura nga sportistet ne aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajka e sportit shqiptar për kete vit është përzgjedhur nga 10 sporte te ndryshme. Ata janë flamurtarja e lojërave olimpike evropian ne Baku te Azerbajxhanit, atletja Liza Gega. Ne futboll u përzgjodh një nga lojtaret me te mire aktual te Skënderbeut Sabien Lilaj. Sportistet e tjerë janë boksieri Arjan Kajoshi, peshëngritësi Briken Calja, ne basketboll Red Vogli, ne volejboll Anton Qafarena, ne taekwondoo Ergest Aliu, ne sportin e xhudos Jon Vrenozi, ne not Nikol Merizaj dhe ne çiklizëm Redi Halilaj. Ne ketë ceremoni morën pjese sportiste, trajnerë personalitete te sportit drejtues federatash, ndërsa per këta talente u premtua me shume mbështetje ne te ardhmen, ku siç dihet vëmendja me e madhe është te Olimpiada Rio 2016.

Free Traffic Exchange