http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmjen e se dielës kryeministri e ka kaluar mes gazetareve, ne një darke te organizuar për t?a, me rastin e festave te fundvitit. Gjate fjalës se tij, ketë here jo te gjate, kryeministri është ndalur tek puna e medias përgjatë 2015. Kreu i qeverise deklaroi se ky ka qene viti i sulmeve ndaj tij, duke e cilësuar veten kavie te medias. I kritikuar shpesh per fjalimet e gjata, kreu i qeverise deklaroi se edhe ne 2016 nuk do te heqë dore prej tyre. Përtej detyrës dhe profesionit, kryeministri kërkoi nga njerëzit e medias me shume harmoni ne jetët e tyre. Si për te treguar se edhe brenda vete njerëzve te medias ka komplekse, ego dhe mëri, kryeministri solli me batute dhe ironi disa momente qe i bene përshtypje. Kryeministrit Rama i kane paraprirë fjalimet e tre gazetareve Mira Kazhani, Lutfi Dervishi dhe Iva Tiço. Kritika kryesore ndaj kreut te qeverise ishte dalja e shpeshte ne media dhe urimi për t?u shfaqur sa me pak ne 2016.