Ushtria irakiane ka rimarrë Ramadin, prej disa muajsh fortesë të të ashtëquajturit Shteti Islamik. Xhihadistët, sipas raporteve në media, janë larguar në verilindje të qytetit, duke braktisur kompleksin qeveritar të tij, ku tashmë valëvitet flamuri kombëtar irakian.