Zjarr në masivin pyjor të Dardhës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket e pabesueshme per ketë stine, por pyjet me bore ne zonën e Dardhe janë përfshire nga zjarri. Prej tri ditësh 30 hektarë sipërfaqe me pisha dhe ah ne zonën e Korçës janë nen flake. Zjarri ka rene ne pjesën e Malit te Kuq mes Dardhës dhe Nikolices ne nje lartësi 1600 metra mbi nivelin e detit. Forca te shumta te ushtrisë janë angazhuar për shkuarjen e zjarrit. Por prania e madhe e tymit e ka bere te pamundur vijimin e aksionit. Për ketë arsye është ndërhyre me helikopter edhe nga ajri. Zjarri mendohet te jete i qëllimshmen dhe po punohet për gjetjen e autoreve. Me shuarjen e plote te flakëve pritet te behet edhe bilanci për sipërfaqen e djegur te pyllit ne ketë zone malore, aktualisht me bore.

Free Traffic Exchange