Liqeni i Fierzës në pikën më kritike, niveli më i ulët në 10 vitet e fundit - Ora News

2015-12-27 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Niveli i ujit të hidrocentralin e Fierzës ka arritur në pikën më të ulët të 10 viteve të fundit. Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, pasi dimri i sivjetshëm ka qenë i thatë, ndërkohë që reshjet e dëborës kanë qenë shumë të pakta.

Sipas KESH në kaskadën e Drinit janë regjistruar vetëm 3 ditë reshje në 6 muajt e fundit. Të dhënat tregojnë se prurjet kanë rënë në 174 metër kub në sekondë, çka ka sjellë si rezultat edhe uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocenrtrali më i madh në vend. Niveli i Fierzës është në kuotën e 276.4 m një nivel i konsideruar mjaft i ulët duke marrë parasysh stinën ku jemi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prurjet-ne-fierze-jane-nder-me-te-uletat-e-dhjete-viteve-te-fundit/