Vrasja e Valmir Keços në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-27 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lajmi për vrasjen e familjarit të tyre ne Shtetet e Bashkuara ka sjellë reagime të ashpra ndaj bashkëshortes vrasëse te Valmir Keços. Albert Keço, vëllai i 43 vjecarit ka kërkuar përmes mediave, dënimin për kunatën kriminele dhe ka mohuar se vëllai i tij ka qenë i dhunshëm, sikundër pretendonte Anila Keco. Sipas tij vrasja ka qenë e paramenduar nga 34 vjecarja, e cila pasi ka larguar nga banesa dy vajzat e mitura ka goditur me thikë bashkëshortin e saj që ndodhej në gjumë. Albert Keço i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Jashtme për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë, ndërsa ka shtuar se vëllai i tij është vrarë për para. Vrasja e Valmir Kecos e ndodhur tre ditë më parë në SHBA ka tronditur mbarë opinionin dhe bashkëfshataret e tij. Pas plagëve të marra, Valmiri ndërroi jete tre orë më vonë në spital.