Braçe: PD kërkon të mbrojë të korruptuarit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit te Ekonomisë, Erjon Braçe, e ka bere te qarte se paketa e ndryshimeve kushtetuese për reformën ne drejtësi, nuk do te ndryshoje. Ne emisionin ?Oktapod? në Vizion Plus, Braçe i ka cilësuar sulme ndaj reformës qëndrimet e ditëve te fundit te opozitës, duke përsëritur se qeveria e drejtësisë ka nevoje per përmbysje. Edhe pse LSI ashtu si PD kërkoi ndryshime ne paketën kushtetuese dhe foli ne një zë me Sali Berishën qe kompromisi duhet te ndjeke rrugën qe ndoqi dekriminalizimi, sipas Braçes, këto dy forca politike nuk jane ne nje gjatësi vale. Braçe ka theksuar se pas deklaratave te PD qëndron përpjekja per te mbrojtur pasurinë, vene ne mënyre te paligjshme. Edhe pse nga pikëpamja ideologjike Braçe është kundër dhënies me koncesion te shërbimeve, ai ka mbrojtur koncesionet e dhëna ne fushën e shëndetësisë. Braçe ka pranuar se disa ministri, nuk po punojnë me ritmin e duhur, por ka vlerësuar ministrin Gjiknuri duke lajmëruar se fale arkëtimeve te arritura, nuk do te ketë rritje çmimi te energjisë deri ne zgjedhjet e 2017. Edhe pse ka vlerësuar arritjet e qeverise Rama, Braçe e ka cilësuar Edi Ramen një kryetar normal për Partine Socialiste.

Free Traffic Exchange