http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Evropa duhet të ketë një kontroll më të madh të kufijve, pasi bashkë me emigrantët që mbërrijnë në Evropë, ekziston rreziku për hyrjen e xhihadisteve. Alarmi është dhënë nga Ministri i Jashtëm gjerman Frenk Valter Shtajnmajer, në një intervistë për mediat në Gjermani. Sipas numrit një të diplomacisë gjermane, ka patur raportime se militantë të shtetit islamik zotërojnë pasaporta false siriane. ?Për të shmangur kërcënimin që vjen nga tororismi, është e rëndësishme që në të kontrollojë hyrje daljet në Evropë?, - ka theksuar Shtajnmajer. Apeli i Ministrit të Jashtëm gjerman vjen pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, i cili deklaroi se refugjatë me pasaporta false kanë hyrë në Gjermani dhe kanë humbur gjurmët e tyre. Ka dyshime se ata mund të kenë kontaktet me militantët e ISIS. Ne valën e emigrantëve, më e madhja me të cilën Evropa përballet që nga lufta e dytë botërore, më shumë se 1 milion kanë hyrë në Gjermani. Që prej sulmeve të fundit të Parisit, është rritur ndjeshëm shqetësimi nga kërcënimi terrorist në shtetet evropiane.