Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e fshatit Zall Torrë të Pogradecit, kërkojnë ndërhyrje nga shteti për zgjidhjen e çështjes së dëmtimit të banesave. Sipas tyre, shtëpitë kanë pësuar dëme të mëdha nga punimet e kompanisë që ka ndërtuar hidrocentralin në zonën e Mokrës, çka është mohuar nga përfaqësues të firmës.
Prej 2 vjetesh dhjetëra familje në fshatin Zall Torrë të Mokrës në Pogradec jetojnë me frikën e shembjes se banesave të tyre.
Janë mbi 15 shtëpi për të cilat banorët thonë se janë dëmtuar si pasojë e ndërtimit të rrugës nga ana e kompanisë që ka ndërtuar edhe një hidrocentral në këtë zonë.
Shtëpia e Gëzim Torres nga plasaritjet është bërë e pabanueshme prej dy vjetesh. Kryefamiljari rrëfen se ka dy vjet që kërkon të dëmshpërblehet nga firma, por pa arritur gjë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/iu-demtuan-banesat-banoret-e-mokres-fajesojne-ndertuesit-e-hec-it/