“Një vakt i ngrohtë për të moshuarit” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi këtë te premte qendrën e te moshuarve ne Kombinat për të marrë pjesë në drekën që u shpërndahet personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që vijnë nga kategori sociale në nevojë. Veliaj ka ndare pak ore nga festa e krishtlindjeve me ketë kategori te moshuarish.?Ndaj është minimumi i mundshëm që në këto ditë ne ju kthejmë mbrapsht, me falënderim, mirënjohje, përulësi, nderim këtë vakt dhe të tjera gjatë gjithë vitit në vazhdim dhe gjatë gjithë mandatit tonë, për t?u siguruar që në një qytet si Tirana, askush nuk e mbyll ditën pa një vakt të ngrohtë! Bashkia e Tiranës gjatë gjithë këtyre ditëve do të organizojë dreka, vaktet e festave, por unë besoj se secili prej nesh, më mirë se sa të jetë cinik, skeptik apo kritikues i gjërave që nuk shkojnë, mund të bëjë minimumin e vet. Secili mund të ftojë një fqinj, një të afërm që nuk i ka mundësitë dhe të kalojë me ta me dashuri mundësitë që ofrojnë festat e fundvitit?, u shpreh Veliaj.Ndërsa theksoi se njerëzit duan më shumë paqe, punë dhe ditë të mira se sa sherre, kryetari i Bashkisë së Tiranës uroi që ky vit i ardhshëm të jetë më shumë për zgjidhje se sa për konflikte. Më herët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zhvilloi vizita në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale, dhe Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë - Durrës.