Mustafa - Thaçi të dorëhiqen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëvendosja, AAK dhe Nisma kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Mustafa dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosove. Deklarata është bërë pas një takimi me dyer të mbyllura që liderët e partive opozitare kanë mbajtur, një ditë nga publikimi i opinionit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tyre vërtetoi se dyshja Thaçi-Mustafa kanë shkelur Kushtetutën me marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan dhe lirimin e deputetëve të arrestuar. Përfaqësuesit opozitare thanë se tubimet e opozitës do të vijojnë. Ata paralajmëruan 9 janarin si takimin e radhës me qytetaret, ndërsa thanë se protesta do të jetë festive.

Free Traffic Exchange