http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paskuqani-Babrruja dhe Bathorja, kane dale nga harta e zonës informale ne sektorin e energjisë elektrike. Sipas te dhënave te OSHHEE arkëtimet janë rritur ndjeshëm ne masën 116 %, pasi 11 mijë abonentë debitorë lidhen aktmarrëveshjet. Tani problem i kësaj zone është infrastruktura elektrike, pasi 70% e kabinave janë ngritur tërësisht jashtë kushteve teknike nga vetë banorët, ndërsa rrjeti nuk i përgjigjet zhvillimit urbanistik. Me një investim prej 1.7 miliardë lekësh OSHEE ka vendosur te ndërhyje per te përmirësuar furnizimin me energji për 80 mijë banorët. Kryeministri Edi Rama tha se ne kete mënyrë qytetareve po u kthehet kontributi qe ata kane dhënë përmes respektimit te ligjit.?Gjithë ky volum i madh investimesh që nuk janë bërë ndonjëherë në një rrjet shpërndarjeje të amortizuar, që në 80% të vendit është mbi 40 vjeç, nuk është as më shumë e as më pak kontribut i qytetarëve dhe familjeve që i dhanë mundësi ringritjes së shtetit dhe rivendosjes së rendit ligjor në këtë sektor, duke i dhënë fund një epoke të turpshme, një njolle të zezë në fytyrën e vendit tonë dhe për të kontribuar për të mbuluar një gropë të madhe, të trashëguar nga e shkuara?.Investimi ne këtë zone rrit cilësinë e furnizimit, nëpërmjet tensionit 20 Kv, si edhe do të eliminojë vjedhjet përmes lidhjeve të dyfishta, duke sjelle ne këtë mënyre uljen e humbjeve në rrjet.