http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enti Rregullator ka lënë te pandryshuara tarifat e energjisë elektrike edhe për vitin 2016. Si pasoje e rritjes se arkëtimeve nga kompania e shpërndarjes, Enti Rregullator ne analizën qe i bën sektorit, argumenton se nuk ka nevojë për rishikim te tarifave si per konsumatorët familjar, ashtu edhe per bizneset. Paralelisht me këtë vendimmarrje, Enti Rregullator i ka lënë afat kompanisë se shpërndarjes OSHEE, qe deri ne 6 mujorin e pare te 2016, duhet te pajise me matesa te gjitha abonentët.Rritja e arkëtimeve, si pasoje pagesave qe po bëjnë abonentët edhe ata debitorë, ne fakt duhet te përkthehet ne shërbime me cilësore ne furnizimin me energji, por kjo mbetet një sfide e kompanisë se shpërndarjes.