Gjyqtarë e Prokurorë: Pro Venecias - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë trupa e gjyqtarëve dhe prokuroreve, kane zbutur tonet ndaj reformës ne drejtësi, duke u shprehur njëzëri në mbështetje të mendimit të Komisionit të VeneciasPor kërkesat sipas tyre, duhet të zbatohen me përpikmëri duke mos futur në të njëjtën valë akuzash të gjitha aktorët e sistemit. Sipas kryetarit të unionit të prokurorëve, Ndini Tavani, amendimet pikë së pari janë qasje e klasës politike shqiptare, ndërkohë që reforma, duhet të ndajë të korruptuarit nga sistemi. Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetari i unionit të gjyqtarëve, Gerd Hoxha, i cili nuk la pa kritikuar dhe mënyrën se si u diskutua drafti për reformën në drejtësi. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehu mbështetjen për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë, duke i bërë thirrje atyre të mos fokusohen nga detyra e tyre kushtetuese, pavarësisht diskutimeve jashtë. Edhe Manjani tha se reforma në drejtësi duhet të ndajë të korruptuarit, pasi siç u shpreh ai, jo të gjithë mund të futen në të njëjtin thes. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues nga dhoma kombëtare e avokatisë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.