Mustafa: Vendimi i Kushtetueses është i qarte - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne Kosove, qe konstatoi se pjese te marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe, nuk jane ne pajtim me Kushtetutën, por se asosacioni do te themelohet, kryeministri Mustafa siguroi se i gjithë procesi do te kryhet duke respektuar konkluzionet e kesaj gjykate. Tashme sipas tij, nuk ka asnjë motiv qe opozita te vijoje me rrugen e ndjekur deri tani.Isa Mustafa: Nuk ka asnjë arsye të mëtejshme për bllokim të punës së Kuvendit, nuk ka asnjë arsye për protesta në rrugë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë?.Ndërsa numri dy i qeverise tha se vendimi i Gjykatës heq çdo paqartësi. Edhe ndërkombëtaret reaguan pas vendimit te Gjykates Kushtetuese duke ndare te njëjtin qëndrim se te gjitha palet duhet ta respektojnë ate. Ne nje njoftim ambasada amerikane ne Prishtine theksoi se vendimi e shpreh qarte se Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për t?u siguruar që themelimi i saj te bëhet sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ndersa zyra e BE kerkon që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejt që te jete e mundur .Nje dite me pare vendimin e Kushtetueses e komentuan edhe partite opozitare, per te cilat Gjykata konstatoi se qeveria shkeli ligjin themeltar te shtetit.