Nje dite me linjat urbane ne Tirane - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Transporti publik ne Tirane ka cmimin me te ulet ne rajon, por padyshim edhe sherbimin me problematik. Qytetaret qe frekuntojne rregullisht linjat urbane tregojne se edhe çmimi aktual prej 30 lekesh nuk e justifikon sherbimin. Edhe pse shume linja kane rinovuar mjetet, ato serish nuk e kane permiresuar punen. Ne linjat me te frekuentuara ?Tirana e Re? apo "Unaza? autobuset vazhdimisht jane mbingarkuar, levizin ngadale dhe presin gjate ne stacione. Por jashte unazes se madhe, sherbimi eshte edhe me problematik. Ne linjen qe pershkuan segmentin nga qendra e Tiranes drejt Fakultetit Filologjik deri tek Sanatorimi, per tu nisur nga qendra, qytetaret duhet te presin 20 deri 30 minuta ne stacion. Ndersa drejtuesit e mjeteve jo vetem nuk japin sqarime per vonesat por shpeshhere reagojne ne forma te ndryshme kur pyeten per kohen e gjate te pritjes. Ky eshte standarti ne sherbimin publik ne Tirane qe krahas biletes 30 leke te merr shume kohe dhe durim. Jane te pakta rastet kur politika behet bashke. Por kete here ne te njejten linje me kryebashkiakun Erjon veliaj kane dale edhe demokratet. Ata kundershtojne rritjen e cmimit duke sygjeruar forma lehtesuese per operatoret privat. Nderkohe Bashkia e Tiranes vijon negociatat me operatoret privat, por rritja e cmimit nuk eshte pjese e diskutimeve. Ende nuk eshte arritur ne nje marreveshje, ndersa mbetet ne fuqi greva e Linjave Urbane ne 1 janar.