http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias ka rifutur ne loje opozitën ne lidhje me reformën ne drejtësi, duke bere qe demokratet te ndryshojnë tonet e te flasin për mbështetje ndaj një reforme radikale. Nënkryetari i Komisionit te Posaçëm per reformën ne drejtësi, Eduard Halimi, ka dale se bashku me ekspertet e PD për te përforcuar mesazhin e Bashes dhënë nje dite me pare se opozita do te votoje çdo amendim kushtetues, ne përputhje me opinionin e Venecias.Eduard Halimi: Ne e mbështesim tërësisht draft-raportin e Komisionit të Venecias si dhe qëndrimin e mbajtur nga presidenti i këtij Komisioni, profesor Buchikio se rruga në të cilën duhet të ecë reforma në drejtësi shqyrtimi draftit dhe hartimi i draftit të ri duhet të jetë ai i Komisionit të dekriminalizimit.?Halimi ka folur per vullnet te sinqerte te opozitës per këtë reforme, duke deklaruar se puna per nje zgjidhje konsensuale dhe rishikimi i paketës me 58 nene, ka filluar nen mbikëqyrjen e ndërkombëtareveEduard Halimi: Në ambasadën e SHBA-ve, ekspertët e PD, edhe ata të EURALIUS dhe OBDAT, kanë filluar rishikimin e draftit për ta përshtatur atë me standard më të mira dhe me propozime të ardhura nga ekspertët e opozitës deri dje dhe me rekomandimet që vijnë nga Venecia?.Komisioni i Venecias ne opinionin e tij paraprak, i dha zë një prej shqetësimeve me te forta të opozitës përballë nje shumice qe numëron me shume se 90 deputete.Enkelejd Alibeaj: Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë. Nuk funksionon një shumicë prej tre të pestash. Për arsyen e thjeshtë se nuk garanton një pjesëmarrje substanciale të opozitës dhe nuk ëhstë ky qëllimi në vetvete. Qëllimi në vetvete është që propozimet të cilat vijnë për tu investuar në funksione më të larta gjyqsore do të duhet që së pari të gëzojnë mbështetjen e gjërë politike në Parlament. Është koncepti i legjitimitetit demokratik. Së dyti, ka lënë të lirë e të hapur në mënyrë shumë elegante si njërën prej alternativave pikërisht shumicën prej dy të tretave.Reforma ne drejtësi ka pasur nje rrugëtim jo te thjeshte, nje vit me pare kur u ngrit komisioni opozita ishte ne bojkot, kur u rikthye ne Parlament, nuk gjeti kompromis ne lidhje me përbërjen e ketij komisioni e mbeti jashtë deri ne fund te muajit korrik. E ndërsa komisioni punonte per ndryshimet kushtetuese demokratet punonin per analizën e sistemit e strategjinë e reformës, duke mbetur prapa e duke mos u bere pjese e punes se eksperteve per paketën kushtetuese.E gjithe kjo beri qe ne Komisionin e Venecias ne shtator te shkonte jo vetëm paketa kushtetuese, por edhe vërejtjet e PD si dhe vërejtjet e LSI. Deri ne publikimin e opinionit paraprak te Komisionit te Venecias, qëndrimi i opozitës ne lidhje me reformën ne drejtësi, ka pasur disa ulje ngritje dhe vetëm nje dite me pare Lulzim Basha e beri te qarte se opozita do te votoje pro reformës ne përputhje me rekomandimet e Venecias.