7 viktima nga tornado në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moti i keq qe ka goditur SHBA kete prag Krishtlindjeje, ka shkaktuar te pakten 7 viktima, mes tyre edhe nje fëmijë. Me shume se 20 tornado jane regjistruar ne shtetet jugore, veçanërisht ne Misisipi, Tenesi dhe Arkansas. Misisipi eshte shteti me i prekur ku raportohet per 40 persona te plagosur. Era e forte dhe reshjet e dendura kane shkaktuar edhe demtime te shume banesave dhe kane shkulur pemet. Autoritetet ne Misisipi nisen operacionet e kërkim-shpëtimit pasi ketu u shënuan disa tornado. Si pasoje e tyre u përmbysen edhe disa avione ne nje aeroport te vogel. Edhe disa rruge u bllokuan. Stuhite jane te zakonshme ne kete pjese te vitit ne SHBA dhe moti i keq pritet te godase edhe shtetet e Kentakit, Alabaman, Ilinoisin, Indianan dhe Misurin dhe qendra e parashikimit te stuhive ne Oklahoma ka paralajmëruar banoret per situaten e rrezikshme.

Free Traffic Exchange