Pezullohet ligji i gjobave për biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e procedurave tatimore i cili ka dhjetëfishuar gjobat për bizneset që bëjnë evazion, fshehin të ardhurat, apo i deklarojnë gabim ato. Në vendimin e marrë nga trupa e kësaj gjykate thuhet: Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit Për procedurat tatimore në republikën e Shqipërisë, të ndryshuar,Vendosi:Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?Në nëntor të këtij viti Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, iu drejtua kësaj gjykate që të merrte në shqyrtim papërputhshmërinë me ligjin themeltar të shtetit, amendimet që qeveria iu bëri gjobave tatimore. Në argumentin kryesor, bizneset thanë se ky ligj prek parimin kushtetues të porpocionalitetit. Qeveria dhe paralmenti ka miruatuar një ligj i cili vendos penalitet të njëjtë për të gjithë, pavarësisht llojit dhe madhësisë së shkeljes, apo vlerës dhe dëmit që i shkaktohej buxhetit dhe administratës tatimore. Pika e dytë e kontestuar nga sipërmarrësit ishte shkelja e konventës europiane për të drejtat e njeriut, të cilën shqipëria ka detyrime pasi e ka adoptuar. Bizneset në tërësi kërkuan shfuqizimin e 11 neneve të cilat fundosin aktivitetin e tregtarëve. Për ta nuk ka kuptim që të vihet një gjobë prej 500 mijë lekësh, kur kufiri i xhiros vjetore për biznesin e vogël nuk është më shumë se 800 mijë lekë. Po ashtu atyre i duket i tepruar penaliteti prej 10 milion lekësh për biznesin e madh pavarësisht shkeljes që ai bën, dhe akoma më absurde për ta mbetet gjoba 500 mije lekë për biznesin që nuk ka kasë fiskale, edhe pse për kufirin e xhiros deri në 300 mijë lekë apo për transaksionet bankare nuk nevojitet fare përdorimi i kasës. E kontaktuar nga Vizion Plus, shoqata për mbrojtjen e tregtareve përshëndet vendimin e Kushtetueses, dhe sqaron se po përgatitet të ankimojë në këtë Gjykatë edhe ashpërsimin e kodit penal, ku nëse nuk lëshon kupon tatimor rrezikon 1 vit heqje lirie. Pavarësisht vendimit për pezullim të vënies së gjobave, tregtarët të cilët deri më sot kanë marrë një penalitetit të këtij niveli, nuk u hiqet detyrimi për ta paguar atë.